Thellohet skandali/ Pas Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, vajza të showbizit takime “speciale” në Burgun e Reçit me grupin Bajri

Pas skandalit të raportuar në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë ku modelja kosovare Ziza Pajaziti, ka zhvilluar takime speciale me të burgosurin, Laert Haxhiu, të tjera ngjarje të tilla janë publikuar në media, kësaj radhe në shënjestër është vendosur burgu i Reçit në Shkodër.
Bëhet fjalë për dy vajza të pretenduara se vijnë nga shoëbizi shqiptar të identifikuara me inicialet A. D., dhe R. R., të cilat kanë kryer takime speciale me të burgosur të këtij institucioni në javë të ndryshme.
Nuk dihet saktësisht se cilët prej të burgosurve janë takuar me vajzat në fjalë, por burime për media tregojnë se takimet janë zhvilluar me anëtarë të fisit Bajri të Shkodrës.
Takimet speciale janë regjistruar rreth dy muaj më parë. Emrat e tyre rezultojnë të regjistruara në regjistrat e hyrjeve dhe daljeve të këtij burgu si dhe gjithashtu prezenca e tyre është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë së këtij institucioni.
Në dijeni të këtyre takimeve mendohet të ketë qenë dhe shefi i policisë së burgut të Reçit, Dylber Beqiri si dhe drejtori i burgut, Leonard Mardoda. Burime për media kanë bërë me dije se Drejtoria e Burgjeve ka lëshuar masat e pezullimit nga detyra të Beqirit dhe Mardodës.