Aktualitet dhe Lajme

Thellohet bilanci i luftës në Gaza, shkon në 36,379 numri i palestinezëve të vrarë

Share

Të paktën 36,349 palestinezë janë vrarë dhe 82,407 janë plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, që nga fillimi i luftës, më 7 tetor. Shifrat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Vetëm në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 95 palestinezë, ndërsa janë plagosur 350 të tjerë, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Lufta në Gaza ka hyrë në muajin e shtatë, ku planet për një armëpushim nga Izraeli, duken larg. Lideri izraelit ka deklaruar se mënyra e vetme për t’u tërhequr nga Gaza është shkatërrimi i Hamasit.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button