Aktualitet dhe Lajme

The Sun: Shqipëria, Maldivet e Europës

Share

16:40 23/05/2023

Një tjetër media ndërkombëtare ka shkruar për Shqipërinë turistike. Kësaj here është britanikja “The Sun” që e quan Shqipërinë “Maldivet e Europës”.

Në artikull përshkruhen ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditeti dhe standardet e larta të shërbimeve që vlerësohen nga turistët britanikë në vendin tonë.

Artikullin e medias britanike e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.

“Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” – dhe është i mirënjohuri “The Sun” i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që vizitorët britanikë i vlerësojnë në Shqipëri”, shkruan Rama./tvklan.al

Të ngjashme




Huazuar nga TVKLAN

Back to top button