Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraOJQ dhe OJFPërditshmëriShqipëriaSocial Kulturore

Tetori Gjerman erdhi për të dytin vit rradhazi në Dibër!

Share

🇩🇪🎉📚 Tetori Gjerman erdhi për të dytin vit rradhazi në Diber dhe sollli sërish emocione e atmosfere festive të vecantë!🇩🇪🎉📚

🙌Në datën 13 tetor patëm nderin e madh të pritjes së Ambasadës Gjermane, Z. Martin Zickendraht Atashe Kulturor i Ambasadës Gjermane në Shqipëri , DAAD, Goethe Zentrum, dhe projektin DIMAK të GIZ në shkollën tonë.
✅Pas tre vitesh mësim gjuhe gjermane, kjo vizitë ishte një ngjarje e shkëlqyer për ne!

✅Nxënësit e klasave VI dhe VII së bashku me nxenesit e Ajan Academy Dibër nen drejtimin e mesuesit te gjermanishtes Drilon Murrja,  prezantuan një video në gjuhën gjermane me titullin “Gemütlichkeit in Dibra”, ku shpjeguan në gjuhën gjermane çfarë ofron Dibra!

🙏Pasditja e kësaj fundjave ishte vertet domethënëse dhe argetuese……..Goethe Zentrum solli një film gjerman “Cleo” me titra në shqip të shfaqur në sallën e madhe të konferencace ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e Peshkopisë ku zhvillohet mësimi i gjuhës gjermane!

✅Në këtë eveniment , na nderuan me pjesmarrjen e tyre drejtoresha e Zyres Arsimore Dibër, Znj.Ledjana Gjoka, inspektor të zyrës arsimore si dhe kryetari i Bashkisë Dibër e përfaqësues të tjerë të kësaj Bashkie ku diskutuam për shumë mundësi bashkëpunimi në të ardhmen!

 

✅Perfaqesuesit e Ambasadës Gjermane, DAAD, Goethe Zentrum, dhe projektin DIMAK të GIZ na dhuruan një ditë të paharruar me një përmbledhje të kulturës dhe gjuhës gjermane. 🌍🇩🇪

Shkolla “Selim Alliu”
Bashkia Dibër Faqja Zyrtare

#FestaGjermane #BashkëpunimiKulturor #Edukimi #GjuhaGjermane #Dibra #AmbasadaGjermane #GoetheZentrum #DAAD #Bashkia Diber #ajanacademydiber #shkollaselimalliu @zyraarsimorediber @bashkiadiberfaqjazyrtare @zyrainformacionit turistik

Back to top button