Aktualitet dhe Lajme

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar shkakton mbi 1 000 viktima

Share

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin ka kaluar mbi 1 000, ndërkohë që ka rreth 2 370 të plagosur, tha sot udhëheqja ushtarake e vendit për median shtetërore.

”Tërmeti me magnitudë 7,7 ballë Rihter goditi dje Mianmarin qendror, në një thellësi prej 10 kilometrash”, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Ai u pasua pak minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6,7 ballë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Tajlandë, ku dyshohet se të paktën 10 persona kanë vdekur, si dhe në Kinë dhe Vietnam.

Ekipet ndërkombëtare kanë filluar të mbërrijnë në Mianmar për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Marrja e informacionit nga situata në Mianmar, ka qenë e vështirë pasi vendi ka qenë në trazira politike që kur një junta ushtarake mori pushtetin në një grusht shteti të vitit 2021.

Miliona njerëz janë zhvendosur nga luftimet e vazhdueshme.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button