Aktualitet dhe Lajme

“Tempulli 2″/ Të shpallur në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Share

Policia e Tiranës, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim.

Falë megaoperacionit “Tempulli 2”, J.B., 33-vjeç dhe A.N., 22-vjeç, të dy banues në Tiranë, u kapën pasi Gjykata e shkallës së parë i kishte caktuar atyre masën e arrestit në burg për “Prodhim dhe Shitje narkotikësh”.

Ndërkohë, po vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, në kuadër të këtij megaoperacioni.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Njoftimi i Policisë:

“Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 77 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit J. B., 33-vjeç dhe A. N., 22-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button