Aktualitet dhe Lajme
Temperaturat e larta mbërthejnë vendin/ Flet meteorologia: Ferr deri në fund të muajit, ja çfarë na pret pas datës 21 korrik

Në një intervistë televizive, meteorologia Rezarta Xhakollari, u shpreh se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës.
Xhakollari u shpreh se në mes të korrikut, temperaturat do të shkojnë deri në 41 gradë.
“Dita e djeshme është regjistruar 37 gradë në disa qytete. Edhe nesër, do të kemi rritje 1-2 gradë, por ende nuk kemi atë 40 gradshin e famshëm. Javës tjetër do të kemi temperatura 40 gradë.
Pas datës 21 do të kemi temperatura të larta. Nga e mërkura deri të shtunën, do të kemi temepratura 40-41 gradë celcius. Parashikohet në fund të korrikut të ketë reshje. Nga sot, na pret një korrik dinamik, por nuk kemi korrik klasik të thatë”, tha meterologia për Abc News.