Të “vjetërit” e BDI-së, kërkojnë vende të sigurta në listat për deputetë

Share

Strukturat e vjetra të BDI-së janë aktivizuar para zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

Nga burime brenda partisë mësohet për TV21 se ka goxha konkurrencë për bartës liste në zonën e dytë zgjedhore, respektivisht interesim ka shfaqur Sadulla Duraku, por edhe Ejup Alimi. Ndërkaq mësohet se kandidatë tjerë për bartës liste në këtë njësi zgjedhore janë edhe Arbër Ademi dhe Ilir Hasani.

Sipas burimit të njëjtë, për bartës liste në zonën e parë zgjedhore lakohej emri i Bujar Osmanit, i cili tashmë është kandidat për president nga BDI, si rrjedhojë, si opsion i dytë përflitet edhe emri i Talat Xhaferit, por sipas TV21, për bartës liste në njësinë e 1 zgjedhore ambicie ka shprehur edhe Blerim Bexheti./TV21




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button