Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet se polici ka qëlluar djalin e kolegut

Share

Të shtëna me armë zjarri në Fier. Dyshohet për një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin pranë Bashkisë Fier, ndërsa mësohet se autori i ngjarjes është shoqëruar nga policia.

Një efektiv policie për motive të dobëta ka qëlluar me armë, djalin e një polici tjetër, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Policia ka nisur hetimet dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se çdo veprim po kryhet nga AMP nën drejtim të prokurorit, për të shmangur konfliktin e interesit.

Lajmi në përditësim.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button