Aktualitet dhe Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, humb jetën 29-vjeçari (EMRI)

Gjatë natës një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 në Durrës, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
29-vjeçari është identifikuar si Ermir Dedja me precedent të mëparshëm penal.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.