Të shtëna me armë në një shkollë dhe kishë katolike në Minesota, raportohet për viktima/ Mbesin të plagosur 10 persona

Të paktën 10 persona janë qëlluar me armë dhe të paktën dy prej tyre kanë humbur jetën, pas një incidenti të rëndë me të shtëna zjarri që ndodhi në një kishë në Mineapolis të Minesotës. Në të njëjtin kompleks ndodhet edhe një shkollë katolike.
Sipas raportimeve të mediave lokale, bëhet fjalë për dy viktima dhe katër të plagosur rëndë, ndersa autori i dyshuar, sipas policisë, është neutralizuar.
Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të së mërkurës (ora 15:30 me orën e Shqipërisë), kur forcat e rendit u thirrën në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna brenda kishës.
Dëshmitarë tregojnë se panë për një burrë të veshur me të zeza, i cili mbante një pushkë gjuetie.
Në momentin e sulmit në kishë po zhvillohej mesha e përditshme, ndersa ekziston dyshimi se brenda ndërtesës mund të jetë vendosur edhe një bombë.
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në një postim të tij në rrjetet sociale ka deklaruar se incidenti ka ndodhur në shkollë. Forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi ndodhen në kishën Annunciation Church.