Aktualitet dhe Lajme
Takimi me Trump/ Osmani: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, në Vatikan, ku ishin të pranishëm në funeralin mortor të Papa Françeskut. Pas takimit, presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, theksoi miqësinë e ngushtë dhe historike mes Kosovës dhe SHBA-ve.
“Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i fortë dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Gjithmonë është kënaqësi të takoj presidentin Donald Trump dhe t’i përcjell dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën. Ne jemi të përkushtuar për ta forcuar aleancën tonë më shumë se kurrë më parë”, ka thënë Osmani.