Aktualitet dhe Lajme

Takim “kokë me kokë”, ministrat e Jashtëm të BE në një tryezë me homologët e Izraelit dhe Palestinës, çfarë pritet të ndodhë

Share

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen të hënën, ‘kokë më kokë’, me homologët e tyre nga Izraeli dhe Autoriteti Palestinez.

Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz do të takohet me ministrat evropianë të hënën në mëngjes, i ndjekur nga ministri i jashtëm palestinez Riyad Al-Maliki pasdite, duke shtuar se nuk është planifikuar asnjë takim mes të dy palëve.

Mësohet se në fokus të diskutimit do të jetë mundësia për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.

Konflikti tashmë ka marrë mijëra jetë që nga sulmi i i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button