Aktualitet dhe Lajme

“Ta rruajë apo mos ta rruajë”, Rama: LaCivita i vetmi rrotë same, do iki më i pasur!

Share

Kryesocialisti Edi Rama në mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, u shpreh se Sali Berisha, bufi me kapelen e Donald Trump do të humbë thellë më 11 Maj ndërsa shtoi se Chris LaCivita do të largohet më i pasur sesa erdhi në Shqipëri.

Edi Rama u shpreh se Chris LaCivita në atë grumbull mbetjesh të pariciklueshme në PD ishte i vetmi rrotë same. Kreu i qeverisë, tha se Partia Socialiste do të marrë mandatin e katërt me të paktën 78 mandate.

Edi Rama tha se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është misioni i tij dhe i Partisë Socialiste.

“Bufi me kapelen e Donald Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani i koncertit në vitin 36, me latifin që kishte ardhur të përhapte tymin madhështor të magjisë që do na shkatërronte të gjithëve ne, dhe me syun e Qimit të qunit për lajmin madhështor që do ta bënte oqeanin atlantik kos, tanimë fushata mbaroi dhe në fushë do hyjë sovrani, populli me votën e tij.

Bufi do ta falenderojë popullin për fitore mbrëmjen e së dielës, pastaj do ta alarmojë për vjedhjen e votave drekën e të hënës dhe do ta thërrasë në revolucion pa kthim mëngjesin e së martës. Latifi do iki andej nga erdhi, natyrisht do iki më i pasur sesa erdhi, se në atë grumbull mbetjesh të pariciklueshme ai ishte i vetmi rrotë same kur thonë kosovarët.

Do harrohet dhe Latifi si kapelja trampiste që ja rrasi bufit në kokë duke e bërë më qesharak se vetë Qim mjekër postiqja i cili do të bjerë në dilemën madhështore, ta rruajë apo mos ta rruajë.

Ne, Partia Socialiste do marrim mandatin e katërt me të paktën 78 mandate. Nuk do humbim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.”-tha Rama.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button