Aktualitet dhe Lajme

“Ta lejojmë SPAK të bëjë punën”, ambasadori i BE nga Shkodra: Në zgjedhjet e ardhshme duhet të shmangim një rezultat që mund të kontestohet

Share

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar nga Shkodra se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ai ka thënë se duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën, duke i lënë hapësirë.

“Ne nuk flasim per hetime qe po zhvillohen, por mund te them se ajo qe po ndodh eshte ajo qe ne kemi prite. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtesi e vitit 2016 eshte duke funksionuar. Ne duhet te lejojm SPAK te beje punen e vetë, te krijojme hapesiren qe ta bejne kete. Ne te njejten kohe mund te them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqesor eshte i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik. Dhe qe eshte problemi qe te gjithe e dim qe eshte pengesa kryesore, e Shqiperise ne rrugen drejt BE e ky eshte korrupsioni. Mendoj se eshte sinjal i mire, une besoj dhe shpresoj se SPAK do beje punen e tij. Po gjithashtu ne po shohim jo vetem njeren ane, ate te atyre qe denohen per korrupsion, por edhe anen tjeter ate te struktures se korrupsionit, cila eshte klima qe krijon mundesite per korrupcion dhe te adresohen. Keshtu qe une mendoj se duhet te hapim spektrin dhe ta adresojme kete ne menyren me strukturuese”, tha ambasadori.

Më tej, Gonzato foli dhe për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të ndjekin rekomandimet e OSBE. Ai theksoi se shpreson që partitë do gjejnë rrugën në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Sipas ambasadorit, zgjedhjet e ardheshme duhet te shmangim nje rezultat elektoral, i cili mund të kontestohet.

“Kjo eshtë dicka qe me ka preokupuar qe në fillim kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe une e kam bere te qarte qendrimin tim, bazuar edhe dokumentin zyrtar tonin eshte e rendesishme te ndjekin rekomandimet e OSBE dhe te behet ne menyre gjitheperfshirese. Kam shpresuar se kontaktet me partite e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu tani di se jane edhe disa çeshtje tjera qe duhen adresuar qe eshte vendimi i kushtetueses, i cili duhet pare serish. Une ende shpresoj qe partite do gjejne rrugen, ne pergjigje te pritshmerive te qytetareve shqiptar. Dhe te sigurojne se zgjedhjet e ardheshme te nxen vend ne klimen me favorshme te mundeshme. Ne duam te shmangim nje rezultat elektoral i cili ndoshta kontestohet, por qe prodhojne nje stabilitet që Shqiperise i duhet ne rrugen drejt BE-se. Keto jane kohe vendimtare ku negociatat me BE shkojne ne nje faze te caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmeri politike per integrimin europian”, u shpreh ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button