Aktualitet dhe Lajme

Sunak në Ukrainë, dy vendet nënshkruajnë një marrëveshje për sigurinë

Share

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka realizuar një vizitë surprizë në Ukrainë. Ai është takuar me presidentin Volodimir Zelenski ku edhe kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie mes dy vendeve.

Mediat ukrainase thonë se marrëveshja do të mbetet në fuqi derisa Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s.

Përveç marrëveshjes së sigurisë Londra do të ofrojë një paketë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ne jemi një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Ukrainës, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ofruar ndihmë ushtarake. Jam i kënaqur që ndodhem këtu sot për të njoftuar një rritje të ndihmës që po ofrojmë. Ndihma që kemi do të ofrojnë do të nisë në fillim të këtij viti. Pra, ne po veprojmë përpara, me një angazhim të ri prej 2.5 miliardë Paund më shumë se sa kemi dhënë në vitet e mëparshme.

Zyrtarët britanikë thonë se paketa e ndihmës do t’i sigurojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë, mbrojtje ajrore dhe predha artilerie ndërsa rreth 200 milionë Paund do të shpenzohen për dronë. Ministri i Forcave të Armatosura James Heappey i tha BBC Breakfast se dronët do t’i japin Ukrainës një avantazh gjatë viteve të ardhshme.

Britania e Madhe është donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqetësimet për përshkallëzim të konflikit Izrael Hamas kanë larguar vëmendjen nga lufta e Ukrainës, një ndryshim që presidenti Volodymyr Zelenskyy po përpiqet ta përballojë përmes diplomacisë.

Ai po nxit aleatët perëndimorë të Kievit që t’i ofrojnë Ukrainës më shumë mbështetje, krahas miliarda Dollarëve në ndihmë ushtarake që tashmë i janë dhënë Kievit për t’u përballur me agresionin rus.

Ndërkohë,Turqia, Bullgaria dhe Rumania kanë nënshkruar një marrëveshje për pastrimin e Detit të Zi nga minat.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button