Sulmohet me armë zjarri rezidenca luksoze e Rihannës në Beverly Hills, ylli i muzikës pop ndodhej brenda në vilë! Kush u arrestua për ngjarjen

Share

Shtëpia e superyllit të muzikës pop, Rihanna, në Beverly Hills është sulmuar me armë zjarri.

Sipas policisë në Los Anxhelos ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, sipas kohës lokale, të dielën më 8 mars. Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan një të dyshuar, ndërsa një armë u sekuestrua nga autoritetet.

rihana banesa

Nga të shtënat nuk u raportua për persona të lënduar, megjithatë një nga plumbat thuhet se ka depërtuar në murin e shtëpisë së artistes. Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti po hetohet nga Divizioni i Grabitjeve dhe Vrasjeve.

Sipas raportimeve të Los Angeles Times, e dyshuara është një grua 30-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik.

policia shtepi e rihannes

Burime për revistën People Magazine kanë konfirmuar se Rihanna jeton në këtë rezidencë së bashku me partnerin e saj,  dhe tre fëmijët e tyre, RZA, Riot dhe Rocki. Sipas të njëjtave burime, këngëtarja ndodhej në shtëpi në momentin e incidentit, por është mirë dhe nuk ka pësuar lëndime.


starnews.al

Reklama
Back to top button