
Qendra administrative e Steblevës, në Bashkinë e Librazhdit, është përfshirë nga reshjet e shiut dhe borës, të cilat kanë krijuar një shtresë dëbore mbi 10 centimetra. Reshjet kanë sjellë një peizazh tipik dimëror, duke zbardhur zonën dhe duke ulur temperaturat.
Peizazhi dimëror ka transformuar pikën turistike të Fushëstudës, e cila tashmë ofron pamje mahnitëse dhe një atmosferë të veçantë dimri, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe dashamirësve të natyrës.
Sipas Zyrës së Emergjencave Civile, aksi rrugor Librazhd–Peshkopi mbetet i kalueshëm, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të ngricave dhe rrëshqitjes së mundshme. Specialistët rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve në goma për të garantuar sigurinë gjatë udhëtimit.
Reshjet e dëborës kanë sjellë një pamje të veçantë natyrore, duke e shndërruar zonën në një skenë të bukur dhe magjike për të gjithë vizitorët.
Start News