Aktualitet dhe Lajme

SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në Bashki: Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Erion Veliajt

Share

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kishte krijuar lidhje edhe në bashkinë e Tiranës me qëllim marrjen e tenderave publik.

Prokuroria e Posaçme, ka zbuluar një komunikim të bërë në vitin 2020, mes shtetasve Evis Berberi, Valter Begaj dhe Erindi Bejko, ky i fundit Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë Tiranë, në kohën e komunikimit.

Në këto biseda, shtetasi Evis Berberi, e quan ortak të tij shtetasin Valter Begaj.

Në datën 02.03.2020, në orën 11:35, shtetasi Valter Begaj, i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet:

“Erind Bejko ka marrë studimin e godinave private, domethënë si instituti por për kompani private

Sh….yt”.

Në orën 11:39, shtetasi Evis Berberi, i dërgon mesazh shtetasit Erindi Bejko:Po shyqyr bre të vi të takoj ortaku im për një punë? Se jam në Londër dhe kthehem të shtunën”.

Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj: “I shkruajta! I thashë ta takosh ti. Pres përgjigje”.

Në orën 19:00, shtetasi Erindi Bejko i kthen përgjigje shtetasit Evis Berberi:Ti më çmende me këta ortakët e tu”.

Në orën 19:00, Evis Berberi:Një kam”!

Në orën 19:00, Erindi Bejko: “Shkruhemi nesër edhe e takojmë”.

Në orën 19:00, Evis Berberi:Ok ti jap nr tënd?”.

Në orën 19:07, Erindi Bejko:Yes”.

Në orën 19:08 shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Valter Begaj, numrin e shtetasit Erindi Bejko, si dhe i shkruan:Merre nesër dhe takoje më tha”.

Në orën 21:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Erindi Bejko, numrin celular te shtetasit Valter Begaj dhe i shkruan:Ky është ortaku”.

I pyetur për këto komunikime shtetasi Erindi Bejko, ka deklaruar se shtetasi Evis Berberi, i ka kërkuar të takojë shtetasin Valter Begaj, të cilin shtetasi Evis Berberi ia ka prezantuar si ortakun e tij.

Ai deklaron se shtetasin Valter Begaj, e ka takuar dhe kanë diskutuar në lidhje me dokumentet që duhet të paraqiteshin, për të marrë pjesë në këtë procesin e ekspertizës që kërkonte Bashkia Tiranë, për pallatet dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ai deklaron se doli një akt normativ që normonte procesin e përzgjedhjes se shoqërive nga ana e Bashkisë Tiranë, si dhe masën e shpërblimit te tyre.

Kujton që për përzgjedhjen e këtyre shoqërive, u mor sektori i prokurimeve në Bashkinë e Tiranës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button