Aktualitet dhe Lajme

SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë kandidaten e PS-së për deputete! Zegjine Çaushi, akuzohet se kërcënoi qytetaren dhe i bëri presion për votën

Share

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk jemi përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jeni përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.

Konkretisht, bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe t`i kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera.

Hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në media, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcënuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button