SPAK do hetojë krimet zgjedhore/ Shehi: Uroj të bëjnë diçka! Duhej numërim elektronik
Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në Programin e Ditës në News 24, diskutoi nismen e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore, ku u shpreh se uron që të hetohet diçka, pasi SPAK ka dhe besim në popull.
Gjithashtu, Shehi theksoi se duhej numërimi elektronik. Sipas tij, “ushtria e komisionerëve” është abuzuese dhe tregoi edhe arsyen.
Dashamir Shehi: Uroj të bëjnë diçka. SPAK disa nga dosjet e vjetra mund të mbylleshin, se frika e ruan vreshtin. Meqenëse SPAK ka besim popullor, le ta bëjnë. Unë them do vidhen prapë votat. PS dhe PD nuk ranë dakord për votim elektronik. Numërimi është në dorë të partive të mëdha.
Votimi elektronik do largonte “ushtrinë e komisionerëve”, që është përdorur nga partitë e mëdha. “Ushtria” e komisionerëve është abuzuese. Njëri komisioner do të bëhet polic, tjetri doganier, prandaj ata janë të detyruar ta ruajnë votën. Komisionerët janë aty për të marrë votat e partive të vogla.