“Sot tërhiqem nga çdo fjalë”/ Zebërvoki komenton raportin e Eglit dhe Gjestit (FOTO)

Share

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Zebërvoki, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij për Egli Takon, me të cilën kishte një raport të afërt në shtëpi. Përmes një postimi në Instagram, ai u shpreh se e kishte vlerësuar gjithmonë si mike të mirë dhe e kishte parë si finaliste, por jo si fituese.

“Me hiqni follow, më shani, më kundërshtoni e bëni ç’të doni, ama unë zhgënjimin tim në lidhje me Eglin do e shpreh hapur. Kam qenë ndër të parët që në shtëpi si kur kam dalë nga shtëpia e kam vlerësuar si mike të mirë e kam dashur ta shoh finaliste e pse jo fituese, por sot tërhiqem nga çdo fjalë e thënë. Sa keq më vjen që u transformu kështu, po ç’ti bësh, ajo lojë ashtu e ka,” – ka shkruar ai.

Ai shtoi se loja në “Big Brother” ose nxjerr në pah vlerat e një personi, ose ndodh e kundërta, duke lënë të kuptohet se ky ishte edhe shkaku pse ai nuk pranoi të përfshihej më shumë në strategji gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button