Aktualitet dhe Lajme

Sopranoja e njohur: “Nuk ka gje më të pështirë sesa thyerja e kofidencialitetit nga psikologu, disa prej tyre janë kthyer në qendra thashethemesh”

Share

Sopranoja e njohur Simona Karafili Demi ka ngritur shqetësimin se në vendin tonë psikologët nuk respektojnë konfidencialitetin, por klinikat e tyre u ngjajnë qendrave estetike ku bëhen thashetheme.

Duke u bërë thirrje njerëzve të kenë kujdes ku shkojnë dhe të marrin referenca, ajo thotë se të qenit psikolog është kthyer në Brand në Shqipëri.

Këtë deklaratë e ka përforcuar edhe psikologia Anxhela Peza, e cila në një status në Facebook, shkruan se ka dëgjuar që disa kolegë e trajtojnë ankthin dhe depresionin me vaj shafrani, oka është absurde pasi s’ka asnjë studim që ta vërtetojë.

“Sopranoja e mirënjohur Simona Karafili Demi shpreh indinjatën në lidhje me kofidencialietin në profesion. Një nga ligjet themelore të etikës në profesionin e psikologut. Sigurisht në çdo profesion ka hapsirat e veta për pakënaqësi, ama nxjerrja kofidencialitetit është penalizim për ushtrimin e profesionit. Ne paraprakisht në seancën e parë THEKSOJMË; çdo gjë që bisedojmë këtu, mbetet brenda sekretit profesional, nëse klienti/pacienti do dëshirën të ndajë detaje me familjen miqtë etj kjo është përgjegjësi e tij.
Ne si psikologë hasim rrëfime nga klientët që filan psikolog, i trajton disa çrregullime me vaj shafrani. ( p.sh ankthin, depresionin) obsesionet me mjaltin specifik nga amerika 300 dollar).
Një tjetër kolege e trajtonte me dru ankthin. “Ty të mungon druri”.
Flirton me burrin e pacientes.
Dikush i bën seancat në kafene.
Një tjetër kolege i prezantonte djem klientes për tu martuar dhe bërë pjesë e një x komuniteti fetar… etj etj
Për mua këto janë të rënda dhe lehtësisht të kuptueshme nga një qyetetar që kërkon shërbimin e psikologut. Për të shkëputur marrëdhënien që në fillim.
( Paradoksi këtu ata janë shumë të pasur).
Dua shumë të theksoj se ka mjekë psikoterapistë psikolog që punojnë profesionailizëm të lartë, me shpirt e zemër në punë. Nga ato që shpëtojnë jetë njerëzish në çdo kuptim. Nga ata që punojnë shpeshherë vullnetarisht. Intelektualë në plot kuptimin e fjalës. Fisnikë në mendje, dhe etikë në qëndrime. Për disa sharlatanë të kësaj natyre nuk dua kurrësesi të përlyhet dinjiteti dhe puna e një profesioni kaq human”, shkruan psikologia Peza.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button