Aktualitet dhe Lajme

Situata e motit në qarkun e Korçës, dëbora arrin deri në 50 cm

Share

Gjatë natës, reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, kanë vazhduar me intensitet të shoqëruara me erë të fortë.

Aktualisht, reshjet e dëborës janë me intesitet të ulët.

Trashësia mesatare e dëborës, ka shkuar deri në 25-50 cm. Rruga e Dardhës shënon 50 cm tradhësi.

Ndërkohë, temperaturat  minimale gjate nates  kane qene shumë te ulta -(-6)-(4) gradë celcius, ndërsa aktualisht, termometri shënon -2.

Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre, kanë punuar pa pushim në të gjitha akset.

Në aksin Korçë-Ersekë  kanë punuar 5 borëpastruese, në aksin Korçë-Dardhë 3 borepastruese në aksin Korçë -Voskopojë 2 borëpastruese.

Po punohet momentalisht për të hapur rrugët e brendshme, në fshatin turistik të Voksopojës.

Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës.

Në majën e mashkullorës mbi një metër trashësi, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu, po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig.

Ndërkohë, sipas informacioneve të gjitha akset janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim.

Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet të përdorin goma dimërore ,të pajisen me zinxhirë dhe të reduktojnë shpejtësinë kur kalohet në zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike, janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë.

Përmendim këtu  fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë dhe Novoselë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button