Sistemi self-care bëhet funksional për bizneset

Share

Pas rreth tre javës probleme, sistemi self-care më në fund është bërë funksional për bizneset, bënë të ditur burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI për “Monitor”.

Bizneset raportuan që sistemi filloi të punonte që gjatë pasdites së djeshme, me hope.

Edhe gjatë ditës së sotme ai është funksional, por sipas ekonomistëve është tepër i ngadaltë, por të paktën punon.

Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania.

Dy ditë më parë Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve. Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka “gllabëruar” serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur. Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë.


Start News

Reklama
Back to top button