Aktualitet dhe Lajme

Shtyhet për më 5 maj seanca paraprake për dosjen “Partizani”

Share

Është shtyrë sërish seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Raportohet se seanca e radhës, do të mbahet në datën 5 maj.

Mësohet se avokatët e kreut të PD Sali Berisha kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.

Në seancën e të mërkurës, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri dhe pa përdorshmëri të akteve të dosjes dhe pavlefshmëri të akteve të ekspertimit financiar, për të cilat mbrojtësit ligjor të të pandehurve pretendojnë se janë kryer nga ekspertë të pa licencuar.

Në të njëjtën kohë, avokatët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e ndërmjetëm dhe kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre. Kjo u bë shkak që seanca të shtyhet për të enjten në orën 13 ndërsa avokatët pritet të paraqesin kërkesa paraprake.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button