Shqipëria 16 vite në NATO/ Presidenti Begaj: Të përkushtuar për një Aleancë të fortë, të bashkuar dhe solidare

Ditën e sotme, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përshëndeti 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Kreu i shtetit shprehet se; Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare
“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.
Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, shkruan Begaj.
Që prej anëtarësimit në vitin 2009, Shqipëria ka marrë pjesë në operacione të rëndësishme të aleancës, duke forcuar pozicionin e saj si një vend që ndan vlerat euro-atlantike dhe angazhohet për sigurinë globale.