Shpëtohet gruaja tailandeze e mbajtur nga pitoni 4m i gjatë prej më shumë se një ore
Një grua tailandeze që prej më shumë se një ore ishte brenda ‘shtrëngimit të vdekjes’ nga një gjarpër piton 4 metra i gjatë, është shpëtuar nga grupet e emergjencës.
64 vjeçarja Arom Arunroj, tha se ishte duke larë në shtëpi kur gjarpri 20 kg e sulmoi duke e kafshuar disa herë.
Ngjarja u raportua nga Samut Prakan, në jug të Bangkok, për të cilën gruaja thotë se kishte ndjerë pickimin e gjarprit dhe më pas kishte tentuar të mbrohej.
Arom thotë se thërriti për ndihmë por askush nuk e kishte dëgjuar.
Ajo më pas kishte kapur kokën e gjarprit por ai ishte rrethuar në trupin e saj dhe nisi ta shtrëngonte.
Kreu i policisë vendase Anusorn Wongmali Anusorn tha se kur erdhën në vendngjarje kishin dëgjuar thirrjet për ndihmë të Arom nga brenda shtëpisë dhe gruan me gjarprin rreth mesit.
“Kishte kohë që ishte shtrënguar pasi ishte shumë e zbehtë”, tha ai.
“Pitoni ishte i madh dhe gruaja kishte shenja kafshimi në këmbë.
Zyrtarët shtonin se Arom u dërgua në spital për trajtim ndërsa kujdestarë të kafshëve morën gjarprin.
Pitonët nuk janë helmues por mund të ketë infeksione nga kafshimi. Ata vrasin prenë e tyre duke iu mbështjellë në trup për ta asfiskuar.
Zyrtarët në Tailandë thonë se mijëra njerëz janë trajtuar nga kafshimet e gjarprinjve e insekteve vitin që shkoi dhe disa prej tyre kanë humbur jetën.