Aktualitet dhe Lajme

Shpërthimi tragjik në Lushnje, burg për sipërmarrësin që po kryente punimet në kapanon

Share

Gjykata e Fierit, ka lënë në burg  Leonard Gjini, 32-vjeç, pas shpërthimit tragjik që tronditi Lushnjen disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Sipas policisë, 32-vjeçari është personi i kontraktuar për kryerjen e punimeve.

Gjatë marrjes në pyetje, Gjini ka shpjeguar se disponon një biznes me aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se me 27 nëntor 2023, ai ka lidhur një kontratë sipërmarrje me Bujar Çela për ndërtimin e magazinës, e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023.

Gjini akuzohet për shkelje të rregullave në punë me pasoja të rënda, por 32-vjeçari i ka mohuar akuzat, me pretendimin se nuk ka dërguar asnjë punonjës në kapanonin ku ndodhi shpërthimi tragjik.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button