Aktualitet dhe Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal pranë stadiumit në Lezhë

Share

Gjatë orëve të para të mesnatës, një sasi eksplozivi u vendos në një bar-lokal pranë stadiumit të Lezhës.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, e fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas shpërthimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve, të cilët ende mbeten të panjohur.

Ngjarja ka krijuar shqetësim te banorët dhe bizneset përreth, ndërsa policia po punon për të siguruar prova që mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button