Aktualitet dhe Lajme

Shpërthim masiv në Iran, humbin jetën 28 persona dhe plagosen rëndë 800 të tjerë

Share

Një shpërthim masiv ka ndodhur në një nga portet kryesore të Iranit, ku për pasojë kanë mbetur të vrarë 28 persona dhe janë plagosur rëndë 800 të tjerë.

Sipas “BBC”, mësohet se shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në Shahid Rajaee, porti më i madh tregtar i vendit, pranë qytetit jugor të Bandar Abbas.

Ai shpërtheu dritaret dhe çatitë e ndërtesave aty pranë dhe shkatërroi makina, ndërsa banorët raportuan se ndjenin ndikimin e shpërthimit deri në 50 km (31 milje) larg dhe gjashtë persona mbeten të pagjetur.

Videot e publikuara nga BBC tregojnë një intensitet të zjarrit përpara një shpërthimi të madh, me njerëz që ikin më pas nga shpërthimi dhe të tjerë të shtrirë të plagosur në rrugë të rrethuar nga mbeturinat e tymit.

“E gjithë magazina ishte e mbushur me tym, pluhur dhe hi. Nuk më kujtohet nëse shkova nën tavolinë apo u hodha atje nga shpërthimi”, tha një person që ishte aty afër në momentin e shpërthimit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button