Aktualitet dhe Lajme

Shpërthen zjarri në një dyqan në Kinë, dhjetëra të vdekur

Share

KINË – Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një dyqan  në provincën qendrore kineze Jiangxi.

Sipas raportimeve të mediave, zjarri filloi të mërkurën pasdite, me kohën lokale, në bodrumin e një ndërtese në qytetin Xinyu.

Dhjetra punonjës të shërbimit të urgjencës janë dërguar në vendngjarje dhe po punohet për shpëtim.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe një numër personash të tjerë.

Incidenti vjen disa ditë pasi 13 nxënës humbën jetën kur një zjarr shpërtheu në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button