Aktualitet dhe Lajme

Shpërthen fabrika e armëve në Serbi, disa të plagosur

Share

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë, duke lënë të lënduar disa persona.

Sipas raportimeve në mediat serbe nga Spitali i Valevës, bëhet fjalë për shtatë të lënduar, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:30, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare mbi shkaqet e incidentit, raporton danas.rs.

Ky është incidenti i radhës në këtë fabrikë, pas atij të ndodhur më 3 gusht 2024, kur tre punonjës u lënduan lehtë gjatë manipulimit me kapsolla në repartin e minave.

Mediat serbe raportojnë gjithashtu se ky ishte “aksident” i pestë në Krušik në dy vitet e fundit. Në gusht të vitit 2022, gjithashtu në Kapislan, pati një shpërthim gjatë aplikimit të llakut, duke plagosur një punëtor.

 

“Në dhjetor të të njëjtit vit, një makinë i lëndoi dorën një punëtori në Uzinën e Çakmakëve, ndërsa në janar 2023, dy punëtorë u plagosën në një shpërthim teknologjik në Kapislan. Një shpërthim tjetër ndodhi në maj të të njëjtit vit në uzinën Laboračnica, kur një punëtor tjetër u plagos.

Në faqen e internetit të fabrikës janë publikuar vetëm lajme të shkurtra rreth këtyre incidenteve, por për asnjërën prej tyre nuk janë publikuar rezultatet e hetimit, shkaqet nuk janë përcaktuar dhe as nuk është njoftuar se dikush është mbajtur përgjegjës.

Duke pasur parasysh praktikën e deritanishme, është e pasigurt nëse publiku do të mësojë shkakun e shpërthimit të sotëm, i cili plagosi shtatë persona”, shkruan Danas.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button