Aktualitet dhe Lajme

Shoqërimi në Komisariat i Fatjon Semanjakut, reagon Policia e Fierit: Po kundërshtonte forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e posterit

Share

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit ku kandidati i të djathtëve, Fatjon Semanjaku u shoqërua në Komisariat.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë bëjnë me dije se rreth orës 18:50, drejtori i Policisë Bashkiake njoftoi sallën operative se Partia Demokratike ka vendosur një poster në qendër të qytetit në kundërshtim me ligjin dhe se po kundërshtonin forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, efektivët mbërritën ën vendin e ngjarjes me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe bënë të mundur shoqërimin për në Komisariat të Semanjakut.

“Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:

Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button