Aktualitet dhe Lajme

Shoqërimi i kandidatit të PD, reagon Bardhi: Qëllimi, intimidimi i opozitës

Share

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shoqërimit nga policia të kandidatit të PD në qarkun e Fierit, Fation Semanjaku.

Bardhi e cilësoi ngjarjen si një akt i paprecedentë, ndërsa shtoi se qëllimi është intimidimi i opozitës 7 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

“Jam sot në këtë komunikim në orë të vonë për të dënuar me forcë shoqërimin me dhunë nga policia e Shtetit të kandidatit për deputet të ‘PD-ASHM’ zotit Fatjon Semanjku. Ky akt i paprecedentë është mirëfilltazi një pengim i kandidatëve për të bërë të qetë fushatën në mënyrën e tyre. Kandidati është penguar fillimisht nga banditë me uniformë të të korruptuarit në krye të bashkisë së Fierit, Armando Subashai që të ushtojë veprimtarinë e tij elektorale përmes skemave që janë formë demokratike. Më pas me një urdhër të paligjshëm dhe një ndalimi të paligjshëm nga Policia e Shtetit është shoqëruar me dhunë për të ushtruar të drejtën e tij për të bërë fushatë.

Ka vetëm një qëllim të intimidojë kandidatët e opozitës në javën e fundit dhe vendimtare të zgjedhjeve të 11 majit. E vërteta është që asnjë nga kandidatët e PD në Fier as nuk intimidohet as nuk impresionohet nga shkelja e ligjit nga ana e punonjësve të policisë së shtetit.“, tha Bardhi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button