Shkoni hidhni molotov në kampin e MEK dhe do ju paguajmë me Bitcoin – Newsbomb Albania

Share

Grupi i hakerave iranianë që publikojnë të dhëna dhe akuza në rrjetin Telegram për muxhahedinët e MEK që strehohen në Manzë të Durrësit, i njëjti grup që ka marrë autorësinë e sulmit kibernetik ndaj sistemeve të shtetit shqiptar, po nxit dhunë kundër muxhahedinëve.

Në një postim të fundit, i cili mban orën 17.11 minuta të kësaj të marte, ata bëjnë thirrje që shqiptarët të protestojnë ndaj atyre “që po u pijnë gjakun dhe të fitojnë atë çfarë meritojnë”.

Siç shihet në këtë mesazh të siguruar nga neësbomb.al në grupin e hakerave në rrjetin e komunikimeve “Telegram”, janë tre veprime që mund të ndërmerren nga njerëzit në dëm të muxhahedinëve dhe me sa para shpërblehet secili.

Fotografia e nje muxhahedini ne MEK e shperndare ne Telegram

Pagesa, thuhet se do të bëhet përmes Bitcoin. “Filloni të mbushni xhepat tuaj”, është thirrja e hakerave, të cilët thonë se nëse djeg foton e muxhahedinëve dhe u dërgon atyre video, paguhesh 75 dollarë.

Nëse ndërmerr veprimin e dytë dhe bëhesh grup me minimalisht 2-3 persona dhe përsërit veprimin e parë duke djegur foto, shpërblehesh me 200 dollarë. Nëse zgjedh hapin e tretë dhe shkon të hedhësh molotov në kampin e Durrësit, shpërblimi është 1.000 dollarë.

Njoftimi i hakerave ne grupin "Shites rruge" ne Telegram
Njoftimi i hakerave ne grupin “Shites rruge” ne Telegram

© Newsbomb.al

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


Huazuar nga newsbomb.net

Reklama
Back to top button