Aktualitet dhe Lajme

Shkoi për të vjedhur bagëti, por u pikas nga pronari/ Hajduti plagos 65-vjeçarin, policia jep detajet (EMRI)

Share

Të tjera detaje ka dhënë policia e Lushnjes, lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Plug të Lushnjes, ku pronari i një stani është qëlluar me armë në stanin e tij.

Sipas informacionit zyrtar, një person kishte shkuar për të vjedhur bagëti në pronësi të shtetasit Flamur Mane, mirëpo është pikasur nga ky i fundit.

Mes pronarit dhe hajdutit ka patur përleshje fizike në stan, e si pasojë, autori ka qëlluar me armë ndaj 65-vjeçarit.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi Dedë Dedaj.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.

I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button