Aktualitet dhe Lajme

“Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision

Share

Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision me këngën “Zjerm” të “Shkodra Elektronike”.

Vendi ynë u kualifikua mes 10 shteteve të tjera, gjatë gjysmëfinales së parë të mbajtur në Bazel të Zvicrës.

10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.

Finalistët do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button