Shkatërrimi i grupit të fuqishëm kriminal/ Përse u la operacioni pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Ditën e sotme, kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar, nuk ka lidhje me zgjedhjet.
I pyetur gazetarët pse ky operacion u zhvillua pas zgjedhjeve të 11 majit, Dumani tha se data është dakordësuar me autoritetet italiane.
“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.
Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit.
Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.