Dibra Real EstatePërditshmëriShtepi ne Shitje

Shitet apartament 2+1, dhe ambjent për biznes në qendër të Peshkopisë

Share

Shitet ky apartament 2+1 me dokumente te rregullta pronesie dhe ka nje siperfaqe prej 95 m2.

Ndodhet ne qender te Peshkopise, prane rruges kryesore.

Per me shume mund te kontaktoni me agjentin e shitjes Adriatik Sula ne kete numer cel +355682415000 ku do ju informoje per gjithcka dhe t’ju shoqeroje ta shikoni dhe nga afer.

Shënim për klientët:

Çdo hyrje që dëshironi të blini, kudo që ta blini, do të ketë shkallë për të hipur për të hyrë dhe për të zbritur për të dalë. Por në pallate, shkallët janë më të ngushta dhe me rrotullim, ku kalojnë rreth 30 familje, ndërsa këtu kaloni vetëm ju dhe ato janë më të gjera dhe të ajrosura.

Në çdo apartament do të keni njerëz që nuk i njihni lart, anash dhe poshtë, të cilët mund të bëjnë zhurmë ose t’ju ankohen për zhurmë. KËTU JO. Këtu keni qetësi, shumë pamje, jeni në mes të qytetit dhe keni gjelbërim.

Punimet që ka ky apartament nuk krahasohen me pallatet e kohës së Enverit, por me pallatet e reja që po ndërtohen. Madje, krahasuar edhe me pallatet e reja ku puna bëhet shpesh me norma dhe materiale më të lira për të ulur koston, ky apartament nuk krahasohet.

Këtu çdo gjë është vendosur me kosto më të lartë sepse është ndërtuar për vete, dhe çdo punim është bërë me kujdes dhe me arkitekt. Tavanet e varura si këto bëhen vetëm nga ai që e ndërton për veten, dhe nuk i gjen në pallatet e reja. Mund t’i bëni më vonë pasi ta blini, por ashtu nuk do të jetë e njëjta cilësi, sepse kushtojnë miliona për t’u realizuar në këtë mënyrë.

Punimet janë ndaluar në këtë fazë për arsye shitjeje, që ai që do ta blejë të zgjedhë vetë pllakat dhe ngjyrat që dëshiron, si edhe lyerjen dhe hidrosanitaret.

Gjithsesi, nëse dëshironi, mund ta merrni edhe të përfunduar me çelësa në dorë, ku mund të ofrohen dy opsione nga arkitekti, me pamje 3D se si dëshironi të përfundohet, dhe ne e realizojmë.

Shumica e apartamenteve kanë pamje nga pallati përballë, këtu pamja është unike dhe nuk blihet.

Çmimi është i diskutueshëm pas vizitës në vend, ku mund të njiheni më nga afër me të gjitha detajet. Na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të organizuar një takim për të parë pronën.

 

Foto dhe nga projekti i cili mund tju vije ne ndihme per ta kuptuar me qarte se ne cfare lloj apartamenti ju mund te jetoni.

Per me shume mund te kontaktoni me agjentin e shitjes Adriatik Sula ne kete numer cel +355682415000 ku do ju informoje per gjithcka dhe t’ju shoqeroje ta shikoni dhe nga afer.

Nderkoh keni edhe katin e pare 160 m2,  direkt poshte hyrjes tek shkallet i cili aktualisht funksionon si biznes lojrash për fëmijë. Ky ambjent është shumë fleksibël dhe mund të përshtatet lehtësisht për çdo lloj aktiviteti tjetër biznesi ose për banim.

Aty ku lexon nr 31

Çmimi është i diskutueshëm pas vizitës në vend, ku mund të njiheni më nga afër me të gjitha detajet. Na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të organizuar një takim për të parë pronën.

 

Back to top button