Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Share

Sipërmarrësi Dritan Gremi, ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe kërkon të mbledhë firmat për të kandiduar si i pavarur. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Gremi u pyet për aludimet që qarkullojnë, se mund të jetë një kandidat i futur nga krahu i Erion Veliajt. Gremi deklaroi se e njeh Veliajn, por nuk ka patur me të “një marrëdhënie që mund ta bëjë pis”. 

Ylli Rakipi: Gojët e liga, siç ka gjithmonë këtu, thonë është futur nga pjesa e Erion Velisë…

Dritan GremiNjihem me Veliajn dhe shumë politikanë, edhe me të djathtë. Nuk është turp të njohësh Veliajn.
Para ca ditësh më doli një postim i Veliajt me të birin që kishte ditëlindjen. Burri që është burrë, ia bën një koment dhe ia bëra. Po çfarë pashë aty? Ishin të gjithë, përveç atyre me të cilët ka dhënë dhe ka marrë. Kjo e tregon se si është kjo botë, si i kishte krijuar marrëdhëniet me ata njerëz që e kanë braktisur. Veliajn e kam njohur por nuk kam patur asnjë marrëdhënie që mund të më bëjë pis.


Start News

Reklama

Related Articles

Back to top button