Aktualitet dhe Lajme

Sherr mes të miturve në Kukës, plagoset një 15-vjeçar, dërgohet në spitalin e Prizrenit

Share

Një plagosje është regjistruar pasditen e sotme në Kukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25. Policia bën me dije se nga kjo ngjarja ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.

Ai u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar. I mituri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak. Rreth orës 17:25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button