Aktualitet dhe Lajme

Shembja me tritol e objektit tre katësh në Vlorë/ Momenti kur turistët dalin në ballkone të tronditur nga shpërthimi (VIDEO)

Share

Vlora, e cila është në kulmin e sezonit turistik, u zgjua në mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i kontrolluar nga IKMT i një ndërtimi pa leje.

Shpërthimi i kontrolluar, i kryer në orën 07:30, përfshiu 410 furnela dhe 1.100 metra linearë fitil detonant.

Për arsye sigurie, rruga Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta para operacionit.

Por duket se shpërthimi me 32 kg tritol në pikë të mëngjesit, ka shqetësuar turistët. Në videot e publikuara nga mediat, ata kanë dalë në ballkone të tromaksur.

Duket se shpërthimi ka shkaktuar edhe një ndotje masive rreth zonës bregdetare, ku sasi të mëdha pluhuri janë përhapur.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button