Aktualitet dhe Lajme

Shefi i ushtrisë izraelite – Netanyahut: Ekziston një marrëveshje në tryezë për pengjet, duhet ta pranojmë

Share

Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir ka rritur tonin e paralajmërimeve të tij në lidhje me planin për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Gazës.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një marrëveshje armëpushimi, e cila do të mundësonte lirimi e pengjeve që ende mbahen.

“Ka një marrëveshje mbi tryezë, është marrëveshja e përmirësuar Witkoff, duhet ta pranojmë”, citoi televizioni izraelit “Channel 13” fjalët e Zamir drejtuar komandantëve gjatë një vizite në një bazë detare në Haifa.

Shefi i ushtrisë iu referua një propozimi të negociuar më parë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, që parashikon një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të liroheshin 10 pengje izraelite të gjallë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

“Ushtria ka krijuar kushtet për një marrëveshje mbi pengjet, tani kjo është në duart e Netanyahut”, shtoi ai.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button