Seriali “Adoleshenca” ka grumbulluar 24.3 milionë shikime në vetëm katër ditë, e bën serialin më të ndjekur në Netflix

Drama e fundit e Netflix “Adoleshenca” është bërë një hit i madh, duke arritur 24.3 milionë shikime në katër ditët e para që nga publikimi, duke e bërë atë serialin më të ndjekur të platformës së transmetimit në javën 10-16 mars.
“Adoleshenca” është seriali televiziv më i ndjekur i Netflix këtë javë me një audiencë mbresëlënëse të fundjavës së parë.
Pas debutimit me katër episode të enjten, më 13 mars, “Adoleshenca” pati 24.3 milionë shikime deri të dielën më 16 mars, duke e bërë atë serialin më të ndjekur në Netflix gjatë javës së 10 marsit.
Vlerësimet për “Adoleshencë” tejkaluan serialin e fundit origjinal të Netflix “The Night Agent”, duke përfshirë sezonin e dytë, i cili debutoi me 13.9 milionë shikime dhe “Zero Day”, i cili debutoi me 19.1 milionë shikime gjatë javës së 17 shkurtit.
Megjithatë, shikueshmëria e serialit “Adoleshenca” ishte më e ulët se ajo e filmit më të ndjekur “The Electric State”, i cili debutoi në Netflix me 25.2 milionë shikime.
Seriali “Adoleshenca” fillon me bastisjen e policisë në shtëpinë e familjes së 14-vjeçarit Jamie Miller dhe arrestimin e tij me dyshimin për vrasjen e shoqes së klasës Katie një natë më parë.