Aktualitet dhe Lajme

Serbia dorëzohet para Anglisë, pëson tre gola në Beograd

Share

Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak minutash.

Fillimisht, në minutën e 33-të, Harry Kane u gjend i lirë në zonë pas një krosimi nga këndi të Declan Rice.

Kapiteni anglez goditi saktë me kokë dhe topi, pasi u përplas në shtyllë, përfundoi në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.

Vetëm dy minuta më pas, në të 35-tën, Noni Madueke përfitoi nga një asist i bukur i Morgan Rogers.

Sulmuesi i Chelsea-t pa portierin Petrovic të dalë dhe e mposhti me një goditje të zgjuar, duke dyfishuar shifrat dhe duke çuar Anglinë në avantazh 0-2.

Në pjesën e dytë (52′), Kosna realizoi golin e tretë pë ‘Tre Luanët’.

The post Serbia dorëzohet para Anglisë, pëson tre gola në Beograd appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga albeu.com

Back to top button