Sekuestro para 1 muaji. Bllokohet hotel “Majestic” në emër të babait të “Ninos”, SPAK asnjë masë për “Eldemar”

Dhjetëra pasuri që ndodheshin në emër të familjarëve të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” në Durrës dhe familjarëve të Juxhin Drazhit e personave të tjerë të përfshitë në dosjen penale “Ura”, rezultojnë të sekuestruara qysh në datën 27 Maj 2025.
Por çuditërisht, ky lajm është shpërndarë nga zyra e shtypit tw SPAK ditën e shtunë. Fiks pas një muaji nga dita e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme në rregjistrat hipotekorë dhe Qëndrën Kombëtare të Biznesit.
Të gjitha pasuritë janë sekuestruar në 27 Maj, ndërsa SPAK njoftoi në 28 qershor. Mes dhjetëra pasurive është dhe një biznes hotelerie në Durrës, i quajtur Hotel “Majestic”.
Ky hotel është në pronësi të babait të Juxhin Drazhit, një të besuari në trafikun e kokainws tw Elvis Doçit alias “Visi i Pojës”.
Nga hetimet e kryera, SPAK ka zbuluar se biznesi fitimprurës ndodhet në plazhin e Durrësit dhe është rregjistruar në emër të Nazmi Shahinit.
Nga kqyrja e sistemit të Gjëndjes Civile, ka rezultuar se Shahini të jetë babai i Juxhin Drazhit, i cili gjatë hetimeve të kryera dyshohet se është përfshirë në trafik kokaine nga vendet e Amerikës Latinë në drejtim të disa vendeve të Europës.
Në muajin korrik 2021, Nazmi Shahini vendos t’ia shesë këtë pasuri vëllait të tij, Arben Drazhi, i cili është xhaxhai i Juxhin Drazhit.
Por pas dy muaj nga kjo shitje, sërisht Arben Drazhi ka vendosur t’ia shesë hotelin vëllait të tij, Nazmi Shahini. Të dyja kontratat janë bërë jo para një noteri publik, por rezultojnë të dorëzuara në Qëndrën Kombëtare të Biznesit.