Sekretarja e Përgjithshme e PDK, Vlora Çitaku: Deklaratat e Kurtit për SHBA, të turpshme

Share

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për deklaratën e dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Dialogu Strategjik i planifikuar u ndërpre për shkak të sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.

Çitaku i ka quajtur qesharake dhe të turpshme deklaratat e Kurtit, duke theksuar se prej se ai udhëheq me qeverinë, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës bashkë me partinë që drejton.

Çitaku kritikoi Kurtin edhe për mungesën e takimeve bilaterale në nivel të lartë në SHBA, ku ai po qëndron ende. Ajo foli edhe për dëmin që iu shkaktua Kosovës nga pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-ve.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti tha se arsyeja pse Washingtoni ka pezulluar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën ka të bëjë me mbylljen e strukturave serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Ai deklaroi se nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit.

Tv Klan


Start News

Reklama
Back to top button