Gjyqtarja Irena Gjoka gënjeu në formular? Altin Dumani: E kemi nën hetim
Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, po hetohet nga SPAK në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në qershor 2025.
Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ku tha se çështja ndodhet në fazën paraprake dhe nuk mund të jepen detaje.
Hetimi nisi pas akuzave të ngritura nga deputeti i PD, Gent Strazimiri, për mashtrim në formularin e vetëdeklarimit.
Opozita pretendon se Gjoka është dënuar në Greqi për falsifikim dhe ka qenë më parë e shkarkuar nga detyra. SPAK po verifikon nëse këto akuza kanë bazë.
Arrestimi i Metës, Dumani: Linte për të dëshiruar, por s’jemi përgjegjës
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka komentuar për herë të parë mbi mënyrën se si u krye arrestimi i Ilir Metës, duke pranuar se ekzekutimi i masës së sigurisë “la shumë për të dëshiruar”, por ka theksuar se nuk e konsideron veten përgjegjës për këtë.
I pyetur nga Tedi Blushi në Komisionin e Ligjeve se “si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës”, Dumani u përgjigj se urdhrat e ekzekutimit i bën policia.
“Urdhrat e ekzekutimit i bën Policia e Shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën, edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar. Por nuk është prokuroria përgjegjëse”, u shpreh Dumani.
Dumani: Sulmet politike ndaj nesh, frymëzojnë elementët kriminalë të na sulmojnë
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ngriti alarmin në Komisionin e Ligjeve lidhur me ndikimin që kanë deklaratat dhe sulmet politike ndaj institucionit që ai drejton.
Sipas tij, retorika politike kundër SPAK nxit dhe forcon guximin e grupeve të krimit të organizuar për të kërcënuar prokurorët që po hetojnë çështje të rënda kriminale.
“Sa herë intensifikohen sulmet politike ndaj nesh, vërehet një rritje e ndjeshme e rasteve të kërcënimeve ndaj prokurorëve të posaçëm”, u shpreh Dumani, duke theksuar se SPAK e mban veten larg përplasjeve politike dhe është i përkushtuar ndaj ligjit.
Ai shtoi gjithashtu se prokurorët e SPAK janë vënë në shënjestër serioze nga grupe të fuqishme kriminale gjatë operacioneve hetimore për shkatërrimin e tyre, duke e konsideruar situatën një sfidë të vazhdueshme për sigurinë dhe integritetin e punës së institucionit.
Altin Dumani: Kemi pasur kërcënime serioze nga grupet kriminale, por misionin s’e kemi ndalur
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë paraqitjes në Komisionin e Ligjeve theksoi se edhe pse prokurorët e SPAK janë përballur me kërcënime serioze nga grupe kriminale, nuk kanë ndaluar asnjëherë misionin e tyre.
Ai u shpreh se lidhur me çështjen e zyrave ilegale gjatë zgjedhjeve, përgjegjësinë për to i ka Prokuroria e Përgjithshme
Altin Dumani: Po hetohet abuzimi me fondet e IPARD
Kreu i SPAK, Altin Dumani, njoftoi në Komisionin e Ligjeve se po hetohen abuzimet me fondet e IPARD dhe se po bashkëpunojnë me prokurorët europianë për këtë qëllim.
Ai theksoi se “SPAK është në gjendje që të mbrojë fondet e BE-së.”
Dumani mohoi se ekziston ndonjë çështje me emrin “Aruba” dhe shtoi se nuk ka asgjë për të ndarë me opinionin publik në këtë drejtim.
Ai konfirmoi gjithashtu se SPAK do të hetojë çdo rast të abuzimit me fondet e rindërtimit, duke theksuar se aktualisht ka çështje penale për çështjen. “Jemi duke vazhduar punën për të zbuluar dhe ndëshkuar çdo keqpërdorim”, deklaroi Dumani.
Pse nuk u arrestua ‘Visi i Pojës’? Ja si përgjigjet Dumani
Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj akuzave të opozitës për operacionin “Ura”, duke theksuar se vendimi për masat u mor në fillim të majit dhe ishte i koordinuar me autoritetet italiane.
Dumani sqaroi se SPAK vetëm administron vendimet e gjykatës dhe urdhër-arrestet, ndërsa arrestimet i kryen Policia e Shtetit. Dumani mohoi që urdhra arreste, të jenë mbajtur qëllimisht në sirtar para zgjedhjeve. Ai theksoi se përgjegjësia për arrestimet nuk i takon SPAK, por forcave të rendit.
Dumani: Unë nuk rikandidoj. Prokurorëve të SPAK, t’ju jepet mundësia të garojnë sërish
Kreu i SPAK Altin Dumani u shpreh se pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar nuk do të rikandidojë sërish.
Por, Dumani deklaroi se 11 prokurorëve të SPAK, duhet t’ju jepet mundësia që të garojnë sërish.
Ai shtoi se Shqipëria nuk ka luksin, që prokurorë që janë trajnuar për krime të sofistikura, të bëhen prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme.
Altin Dumani: Kemi regjistruar procedim penal për Portin e Durrësit
Kreu i SPAK Altin Dumani, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve deklaroi se Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka nisur procedim penal për Portin e Durrësit. Ai tha se një procedim është nisur edhe për Eco Parkun në Durrës. Dumani deklaroi se të dyja rastet janë në hetim paraprak.
Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim
Kreu i SPAK Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, foli edhe për shit-blerjen e votës në zgjedhje.
Dumani tha se SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim të bërë për korrupsion në zgjedhje.
“S’do të rikandidoj!”, Dumani: Kemi pasur kërcënime, sulmet politike ndaj nesh frymezojne krimin. SPAK më 2024 sekuestroi 65.5 mln euro. Flet per Meten, Irena Gjoken

Start News