Aktualitet dhe Lajme

Sanksione ndaj OJF-ve të përfshira në pastrim parash. Tatimet publikojnë udhëzuesit – Fast News Economy

Share

Organizatat jofitimprurëse konsiderohen një sektor me potencial të lartë abuzimi, apo keqpërdorimi për qëllime të financimit të terrorizmit me ose pa dijeni të tyre.

Për këtë arsye, në përmbushje të kërkesave të ndërkombëtarëve, si dhe mbrojtjes së tyre nga keqpërdorime të mundshme, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar dy udhëzues, të cilët shpjegojnë detyrimet e vendosura nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe do të ndihmojnë në identifikimin e rreziqeve.



Kundër personave dhe subjekteve të dyshuar për mbështetjen e terrorizmit dhe përhapjen e armëve të shkatërimit në masë parashikohet vendosje e sanksioneve të rënda financiare.

Disa nga sanksionet përfshijnë bllokimin e pasurisë, kufizime në shërbimet dhe veprimet që ofrohen nga tregjet dhe institucionet financiare, apo udhëzime për të ndërprerë çdo marrëdhënie biznesi.

OKB vendos mbi sanksionet financiare dhe u kërkon shteteve anëtare t’i zbatojnë ato përmes rezolutave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit.

Sanksionet vendosen në përgjithësi ndaj qeverisë së një vendi, individëve, apo subjekteve të shpallura si terroriste dhe financuese të terrorizmit, apo ata të përfshirë në përhapjen e armëve të shkatërimit në masë ose financimin e tyre.

Këto masa vendosen me qëllim që t’ju ndalojë atyre qasjen në burimet financiare dhe ekonomike, të cilat ata mund t’i përdorin për qëllime dashakeqe.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka një legjislacion të plotë në funksion të zbatimit të masave kufizuese, i cili është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

Ndaj këtyre shkeljeve, shteti shqiptar parashikon vendosjen e masave administrative deri në 10 milionë lekë, sekuestrimin e pronave, e të tjera


Huazuar nga fastnewseconomy.com

Back to top button